John Travolta, akuzë nga mashkulli i PESTË

18/05/2012 21:45

Një burrë i pestë pretendon se John Travolta e ka ngacmuar seksualisht. Edhe kësaj radhe bëhet fjalë për një masazhator që i referohet një ngjarjeje të ndodhur rreth dy vite më parë.

Sipas ‘RadarOnline’, Travolta i është afruar burrit nga Nju Jorku pa dëshirën e këtij të fundit në një dhomë masazhi.

“Travolta i bëri të qartë atij se donte më shumë se sa një masazh”, deklaron një burim pranë akuzuesit për ‘RadarOnline’.

Akuzuesi ka ndërmarrë hapat e parë ligjorë ndaj protagonistit të filmit ‘Pulp Fiction’. Kjo është akuza e pestë që i bëhet aktorit të famshëm.

Më parë katër burra të tjerë kanë dalë nëpër media me akuza të njëjta, madje dy prej tyre ishin masazhatorë.

Avokati i John Travolta ka theksuar se pretendime të tilla janë të pavërteta dhe këta persona po tentojnë të marrin disa para pa u lodhur.

Top Channel