Nuk dobësohet, aktorja shpallet tradhëtare e kombit

17/05/2012 17:30

Një ish-fituese e “Miss Botës” dhe idhulli i më shumë se një miliardë indianëve, Aishwarya Rai përballet me akuzat se tradhëtoi vendin e saj.

Aktorja më e suksesshme dhe më e adhuruar e Hollivudit Indian, Rai është konsideruar për pothuajse dy dekada si simboli i bukurisë së përkryer dhe është quajtur unanimisht si femra më e bukur në botë.

Megjithatë, pas lindjes së fëmijës së saj të dytë në nëntor, 38-vjeçarja ka fituar shumë në peshë, duke humbur hiret e dikurshme.

Tashmë obeze, Rai është vendosur në akuzë nga sektorë të shumtë të jetës publike indiane, që e akuzojnë se ka tradhëtuar besimin e qindra milionë bashkëkombasve.

Sipas mediave indiane, gjashtë muaj kohë ishin mjaftueshëm për të për t’u dobësuar dhe humbur peshën e paslindjes, ndërsa forma aktuale është e papranueshme.

”Ajo është bërë e pasur dhe e adhuruar pasi indianët kanë mbushur ndër vite kinematë në filmat në të cilat ajo ka luajtur. Aishwayra nuk mund t’ua shpërblejë kështu njerëzve që e duan”, shkruate një e përditshme në vend.

Në deklaratat e paslindjes, aktorja është shprehur se nuk e ka marrë me ngut çështjen e dobësimit dhe se nuk e ndien veten të kompleksuar për peshën e tanishme. Megjithatë, një deklaratë e tillë, për indianët, është një tradhëti kombëtare.

Top Channel