Presidenti i Federatës Angleze të Futbollit (FA), David Bernstein, ka konfirmuar se po negocion me Roy Hodgson në mënyrë që ky i fundit të marrë drejtimin e kombëtares angleze gjatë Euro 2012.
Tekniku 64-vjeçar, aktualisht në pankinën e West Bromwich Albion, është për momentin kandidati kryesor për të zëvendësuar Fabio Capellon, i cili dha dorëheqjen më 8 shkurt të këtij viti pasi FA mori vendimin për t’i hequr shiritin e kapitenit John Terry-t. Ky i fundit u përfshi në një skandal racizmi me një futbollist me ngjyrë të Premier League.
“Falenderoj presidentin e WBA-së Jeremy Peace që më lëjoi të negocioja me Hodgson”, theksoi Bernstein për mediat britanike.
“Roy është i vetmi trajner me të cilin kemi negociuar. Do të vazhdojmë të bisedojmë me të dhe në fund do të marrim një vendim”, shtoi presidenti i FA-së.
Top Channel