Qeveria Italiane korrigjoi pritshmërinë e saj për rritjen ekonomike në vitin 2012, duke lajmëruar të mërkurën për një recesion më të thellë nga ai i parashikuari.
Sipas të dhënave të mëparshme, tkurrja ekonomike pritej të ishte prej 0,4%, por shifrat e reja flasin për një rënie të paktën tre herë më të lartë, në nivelin e 1,2% të PBB-së.
Gjithashtu, Roma zyrtare pranoi se nuk do të jetë në gjendje që të përmbushë parashikimet e saj e balancimit të buxhetit deri në vitin 2013.
Sipas autoriteteve, diçka e tillë do të ndodhë vetëm në 2015, një e dhënë që mbetet gjithashtu shumë më optimiste se raporti i FMN-së, që parashikon balancimin e bilanceve italiane vetëm në 2018-n.
Gjithashtu, FMN ka parashikuar një recension prej 1,9% gjatë 2012-s, për t’u rikthyer në stanjacion vitin pasadhës.
Pavarësisht shkurtimeve të shumta që po ndërmerr qeveria e teknokratit Monti, borxhi public pritet të rritet nga 120% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, deri në 123,4%, deri në fund të 2012-s.
Top Channel