Gjirokastër, sekuestrohen 300 kg marijuanë

13/04/2012 00:00

Policia e Gjirokastrës kapi 307 kilogramë marijuanë, që po transportohej për në shtetin grek në këmbë.

Gjithashtu jane shpallur ne kerkim 6 persona qe po benin transportin. Mbremjen e kaluar policia u njoftua se nje sasi e madhe droge po dilte nga fshati Lazarat per t’u transprtuar me mushka drejt Greqise. Policia arrestoi dy persona qe benin transportin dhe kapi nje sasi droge e me pas, beri kontroll ne nje banese te braktisur ne fshatin Rusan te Delvines, ku gjeti nje tjeter sasi droge dhe arrestoi personin qe po e ruante.

Te arrestuarit jane Markelian Alinani nga Delvina, Artur Shukulli banues në Varfaj Delvinë dhe Indrit Alinani banues në Delvinë. Ne kerkim jane shpallur 6 persona nga Delvina dhe Lazarati.

Top Channel