Topi në samitin Euro-aziatik

11/04/2012 00:00

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis për të marrë pjesë në samitin e 15-të Ekonomik Euro-aziatik në Stamboll me ftesë të Drejtuesit të Fondacionit “Marmara”, Akan Suver.

Në punimet e Samitit do të jenë të pranishëm autoritete të larta shtetërore të vendeve evropiane e aziatike, kryetarë shtetesh, si Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, ish-presidenti turk Sulejman Demirel, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, zëvendëspresidentë, kryetarë qeverish e parlamentesh,
 
Gjatë punimeve të kësaj Seance të Samitit të 15-të Ekonomik Euro-aziatik, Presidenti i Republikës do të mbajë një fjalë përshëndetëse mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri, mbi situatën e vështirë ekonomike e financiare globale, si dhe do të ngrejë çështje të rëndësishme të shtimit të bashkëpunimit euro-aziatik.

Top Channel