Holtkemper: Presidenti, sipas Kushtetutës

05/04/2012 00:00

Përdorimi i toneve nacionaliste nga partitë e reja politike duhet
shmangur pasi ato risjellin në kujtesë të kaluarën e Ballkanit, që sipas
ambasadores gjermane Karola Myler Holtkemper, ashpërsoi konfliktet deri
në përballje etnish.
 

“Partitë e reja politike mund të marrin vlerën e tyre, pasi të shohim se sa ndikim do të kenë në elektorat. Por unë dua të shpreh shqetësim për propogandën nacionaliste që përcillet. Tonet e ashpra nacionaliste duhet te shmangen, pasi ato risjellin në kujtesë të kaluarën e Ballkanit”, tha Holtkemper.

Gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Korçës, ku ajo është ndalur për të parë ecurinë e Projektit të Kanalizimeve dhe projektit të ndërtimit të impiantit të përpunimit të ujrave të ndotura për qytetin e Korçës, njëherazi diplomatja gjermane është shprehur edhe për punën që është duke u kryer nga partitë politike për miratimin e Kodit Zgjedhor.

Gjatë prononcimeve të saj ambasadorja gjermane ka përsëritur qëndrimin e shtetit që ajo përfaqëson për zgjedhjen e presidentit konform Kushtetutës së Shqipërisë.

Top Channel