Irlandë, refendumi për traktin e euros

27/03/2012 18:30

Republika e Irlandës caktoi datën e 31 majit për mbajtjen e referendumit për traktatin fiskal europian, lajmëroi zëvendësministri Eamon Gilmore.

Në një fjalim përpara parlamentit, Gilmore shprehu besimin se shumica e irlandezëve do të miratojnë planin e BE-së për të formuar një fond emergjence, që do t’i akordohet vendeve që do të kenë vështirësi financiare.

Pakti për krijimin e fondit përfshin edhe rregulla të reja më të forta për kontrollin e defiçitit buxhetor dhe të investimeve qeveritare.

Midis 27 vendeve të Bashkimit Europian, Irlanda ishte e vetmja që i rezervoi vetes të drejtën e referendumit. Projekti u mbështet nga 24 shtete, ndërsa Britania e Madhe dhe Republika Çeke kundërshtuan.

Irlanda është një prej tre vendeve të BE-së së zhytur në vështirësi, që ka patur nevojë për hua madhore nga ana e vendeve të tjera antare dhe FMN. Dy shtetet e tjera janë Greqia dhe Portugalia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA