Fyle përshëndet Planin e Veprimit

22/03/2012 22:45

Komisioneri Europian për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle ka përshëndetur Planin e Veprimit të Shqipërisë për Integrimin.

Në një mesazh në “Twitter” shkruan “Përgëzoj Shqipërinë për miratimin e Planit të Aksionit, një përpjekje kjo e përbashkët e qeverisë dhe opozitës”.

Një ditë më parë kryeministri Berisha i dorëzoi në Tiranë, Drejtorit për Zgjerimin në BE planin e Veprimit, 2 vjet pasi vendi ynë humbi marjen e statusit të vendit kandidat.

Top Channel