Ambasadori danez në Shqipëri, Karsten Ankjaer Jensen përfaqësues i
Presidencës së Rradhës së Bashkimit Europian thote se Shqipëria duhet të
gjejë vullnetin politik për të plotësuar rekomandimet e Bashkimit
Europian për integrimin.

Ai ishte ne qytetin e Permetit për të ndjekur një konkurs mes të rinjve të shkollave të mesme nga i gjithë qarku i Gjirokastrës, konkurs i fokusuar në njohuritë rreth Bashkimit Europian. Ai i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve ne lidhje me integrimin e vendit dhe pengesat qe vijne nga konfliktualiteti politik.


Jensen
: 12 rekomandimet që BE i ka kërkuar Shqipërisë duhen plotësuar, kjo është diçka që duhet kryer, një kërkesë shumë normale që nuk do të thotë të ngjitesh në Everest. Kjo është diçka që duhet bërë dhe ju mund ta bëni brenda këtij viti nëse ekziston vullneti politik.

Ka diçka që ne nuk mundemi ta bëjmë?

Jensen: Jo, ju mund t’i bëni të gjitha këto. Nëse ekziston vullneti politik, Shqipëria mud të celebrojë 100-vjetorin e Pavarësisë me statusin e vendit kandidat.

A e konsideroni situatën politike në vend të komplikuar?

Jensen: Po, mendoj se ajo ka qenë problematike por miratimi së fundmi i disa ligjeve me konsensus nga të dyja palët dëshmon se situata mund të jetë më shpresdhënëse. Gjithësesi, ende kërkohet angazhim dhe vullnet politik dhe akoma shumë për të bërë nga të dy palët, sidomos nga qeveria për të përmbushur 12 standartet që BE i ka vendosur Shqipërisë. Por, siç ju thashë, kjo nuk është si të ngjitësh shkëmbinj, si t’i ngjitesh Everestit, është plotësisht e mundur dhe përgjegjësi e të gjitha palëve.

A jeni ju personalisht optimist për statusin e Shqipërisë?

Jensen: Unë jam optimist për të ardhmen e Shqipërisë dhe jam i sigurt se ka të ardhme. Pavarësisht luhatjeve të politikës që sigurisht janë evidente, mendoj se njerëzit duhet të kërkojnë më shumë nga liderët e tyre dhe liderët t’i përfaqësojnë denjësisht ata, vetëm nëse bëhen përpjekjet e duhura dhe plotësohen 12 rekomandimet statusi i vendit kandidat do të arrihet.

Ambasadori deklaroi se nuk dëshiron të bëjë komente për çështjen e Gërdecit, ndërsa jep një zgjidhje shumë të thjeshtë për luftën anti-korrupsion.

Jensen: Unë mendoj se Gërdeci është një ngjarje e trishtë që duhet t’i ishte dhënë zgjidhje kohë më parë, po tani unë nuk dëshiroj të bëj komente rreth Gërdecit. Por ajo që dua të them për korrupsionin është se, korrupsioni nuk është diçka që kërkon përpjekje të mëdha për t’u bllokuar. Për të stopuar korrupsionin ju thjesht nuk duhet të bëni korrupsion, nuk është si të ndërtosh një shtëpi të re, thjesht mësohuni të mos i bëni disa gjëra.

Top Channel