Aleanca Kuq e Zi, marrëveshje me Pensionistët

21/03/2012 00:00

Aleanca Kuq e Zi firmos një marrëveshje me Organizatën e Pensionistëve
të Shqipërisë, duke premtuar se do të jetë avokate e interesave të
brezit të tretë.

“Pensionistët janë brezi që dhanë më shumë për këtë vend dhe morën më pak nga shteti. Kjo shtresë e popullsisë u braktis si nga Partia Socialiste ashtu edhe nga ajo Demokratike”, thonë përfaqësuesit e Aleancës.

Aleanca premtoi se në vitin 2013 do të bëhet rimbursimi i plotë i barnave për pensionistët, për atë pjesë të popullsisë që konsiderohet si më e vuajtura ekonomikisht.

Top Channel