Vatikani shprehu të martën përbuzjen e tij të thellë ndaj akteve “mëkatare dhe kriminale” të kryer nga disa klerikë irlandezë, të akuzuar për abuzim seksual me të miturit.
Në raport, pranohej se veprimet e klerikëve kanë hapur plagë të vjetra, të cilat bëjnë që njerëzit të humbin gjithmonë e më shumë besim tek priftërinjtë e tyre.
Vatikani, ndërsa i ofroi të gjithë viktimave të këtyre abuzimeve mbështetjen e tij, i bëri një thirrje të qartë kishës irlandeze që të ngrejë zërin dhe të dënojë me të gjithë forcën e saj fenomenin.
”Kisha irlandeze duhet të bashkohet me dhembjen dhe turpin që ka shkaktuar. Njerëz të pafajshëm u abuzuan nga klerikët tej të cilët besuan dhe ata që duhet të mbikqyrnin që situata të tilla të mos ndodhnin, shpesh dështuan”, deklaroi një kardinal, zëdhënës i Selisë së Shenjtë.
Më parë, edhe Papa Benedikti XVI është shprehur i “tmerruar” nga zbulimi i një historie 70-vjeçare i abuzimit të fëmijëve nga disa priftërinj dhe murgj irlandezë, të cilët ishin mbuluar nga autoritetet nga eprorët e tyre, për të fshehur skandalin nga sytë e publikut.
Top Channel