Mirel: Të votohet heqja e imunitetit të zyrtarëve

20/03/2012 00:00

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme në BE, për Zgjerimin në Ballkanin
Perëndimor, Pierre Mirel deklaroi se ka vlerësuar si pozitive ngritjen e
Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Parlamentare, si dhe miratimin e
ligjeve me 3/5.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Integrimit Majlinda Bregu, Mirel ka kërkuar vazhdimin e dialogut politik në Shqipëri për të përmbushur reformat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Kemi parë angazhim në luftën kundër korrupsionit. Politika duhet të votojë heqjen e imunitetit të zyrtarëve”, tha Mirel.

Zyrtari i lartë theksoi se është i domosdoshëm konsensusi i gjerë mes palëve politike në vend, ndërsa shtoi se duhet angazhim i administratës dhe politikës për të realizuar planin e veprimit.

Mirel qëndroi në Tiranë, në kuadër të takimit të Komitetit për Stabilizim Asociimin. Më herët ministrja Bregu u shpreh e kënaqur që Komisioni vlerësoi punën e Komitetit të Stabilizim Asociimit.

Top Channel