Macja më e frikshme në botë

19/03/2012 11:30

Më shumë se 100 kafshë nga Kazakistani dhe Kirgiztani morën pjesë në një event ku ftoheshin të gjithë pronarët e kafshëve shtëpiake të çuditshme.

Macja në foto është ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen. Me dhëmbët si vampir dhe gjuhën flakë të kuqe pamja e saj shtynte shumë persona të bënin fotografi me të.

Kjo mace e racës Don Sphynx është me origjinë ruse dhe nuk ka qime. Edhe pse ka pamje të egër kjo racë përshkruhet si e dashur dhe shumë e afrueshme me njerëzit. Raca është shfaqur për herë të parë në vitin 1987 në qytetin Rostov-on-Don.

Elena Kovaleva, profesoreshë në Institutin Pedagogjik Shtetëror në Rusi, e gjeti macen brenda një thesi që po përdorej si top futbolli nga disa fëmijë të vegjël dhe e mori në shtëpi. Me kalimin e kohës macja i humbi qimet dhe pasardhësit e saj ishin gjithashtu pa qime.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë