Aleanca Kuq e Zi reagoi një ditë pas vendimit të parlamentit për të
kërkuar ndjekje penale për kreun e saj Kreshnik Spahiu. Sipas AKZ-së,
Berisha dhe Topalli kërkojnë t’i bëjnë gjyq nacionalizmit shqiptar.

“Prej dy ditësh kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e cila njëkohësisht është edhe gruaja e parë e Partisë Demokratike, i ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme kërkesën për procedim penal për kreun e Aleancës Kuq e Zi, zotin Kreshnik Spahiu, me akuzën agjitacionit dhe propagandës, kundër pushtetit të qeverisë së Sali Berishës, si dhe për krimin e rëndë të merzitjes së diplomacisë greke me pasoja të rënda në pushtetin e zotit Berisha dhe dobësimin e marrëdhënieve me qeverinë simotër greke, zonja Topalli kërkon izolimin e liderit të Aleancës Kuq e Zi. Zoti Berisha dhe ju zonja Topalli nuk mund ta prangosni as Kreshnik Spahiun dhe as kauzën kuqezi. Kjo është vepra që mund të gatuajë një pushtet i zi, i cili ka 22 vjet që ka privatizuar shtetin”, tha zëdhënësja e AKZ.

Top Channel