Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, lëshoi një sulm të ashpër ndaj Bashkimin Europian, duke akuzuar se unioni po përpiqet të “kolonizojë” vendin.
Duke iu drejtuar një turme të madhe mbështetësish në Budapest, kryeministri konservator theksoi se “vendi nuk ka ndërmend të jetojë në bazë të urdhërave dhe dëshirave që ka Brukseli”.
Orban, i cili me qëndrimet e tij kontradiktore ka ngjallur polemika të mëdha në të shkuarën, vlerësoi se “Hungaria është një komb sovran dhe se Bashkimi Europian duhet të mësojë të respektojnë kufijtë në marrëdhëniet dypalëshe. Ne nuk do të shndërrohemi në një koloni”.
Në ditën e përvjetorit të revolucionit të vitit 1848 kundër Perandorisë Austriake, kryeministri shtoi: “Hungaria është një vend europian dhe si i tillë kërkon një respektim të njëjtë. Ne nuk jemi qytetarë të klasit të dytë, prandaj duam që vendi të trajtohet me të njëjtat standarte si shtetet e tjera të BE-së. Kjo është një kërkesë dhe një e drejtë e ligjshme”.
Komenti i kreut të Qeverisë Hungareze erdhi pasi BE vendosi të pezullojë fonde me vlerë prej 475 milionë eurosh, për shkak të mosrespektimit të limitit maksimal të defiçitit buxhetor nga Hungaria. Kjo ishte hera e pare që një masë e tillë ndërmerret ndaj nje vendi antar.
Sipas parashikimeve, Hungaria do të tejkalojë kufirin prej 3% të defiçitit gjatë 2012-s dhe do të shkojë në 3,6% vitin e ardhshëm. Aktualisht, borxhi i vendit arrin në 82% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa Hungaria përballet gjithashtu me recension dhe një inflacion të lartë.
Më parë, qeveria e Orban është bërë objekt i kritikash nga ana a BE-së për një sërë nismash autoritare, të cilat përfshijnë një ligj që ligjëronte censurën mbi mediat, një tjetër që eliminonte pavarësinë e Bankës Qëndrore apo për ndryshimet e debatueshme kushtetuese.
Top Channel