Gjykata e Tiranës nisi procesin gjyqësor në ngarkim te deputetit Saimir
Tahiri, i paditur nga dy fëmijët e kryeministrit shqiptar Argita
Malltezi e Shkëlzen Berisha.

Avokati i përzgjedhur nga paditësit, gjatë parashtrimit të akuzës, kërkoi dëmshpërblim në emër tëdy klientëve të tij, duke e cilësuar si shpifje denigruese deklaratën e bërë në një emision televiziv nga deputeti Tahiri, sipas të cilit dy fëmijët e kryeministrit janë të përfshirë në afera korruptive.

Ai cilësoi se deputeti Tahiri nuk dispononte asnjë provë për deklaratën e tij dhe i kërkoi gjykatës të shqyrtojë çështjen nën akuzen e shpifjes dhe cënimit të figures së fëmijëve të kryeministrit, të cilet gëzojnë reputacion të mirë në shoqëri. Femijet e kryeministrit kerkojne nje demshperblim prej 8 milione lekesh duke argumentuar me faktin se i padituri ka nje page te larte duke qene se eshte deputet i Kuvendit te Shqiperise.

Ne seancen e pare, deputeti Tahiri nuk e pranoi akuzen e shpifjes, duke rideklaruar edhe njehere ne sallen e gjyqit se i përmbahej deklaratës se tij, se fëmijet e kryeministrit të vendit janë të korruptuar. Ai ka kërkuar administrimin e disa provave, që sipas tij, do te vertetonin perfshirjen e tyre ne korrupsion. Tahiri kerkoi si prove regjistrin e hyrje-daljeve te Ministrise se Mbrojtjes dhe Ministrisë e Drejtësisë, për të provuar përfshirjen e Shkëlzen Berishës në negociatat për biznesin e demontimit të armëve në Gërdec.

Duke e cilesuar djalin e kryeministrit te perfshire ne korrupsionin e Gerdecit Tahiri kerkoi tabulatet telefonike te Mihal Deliojorgjit dhe Fatmir Mediut, per te vertetuar sipas tij, komunikimin e tyre me Shkelzen Berishen para dhe pas tragjedise se Gerdecit dhe veçanerisht diten qe ndodhi shperthimi, si edhe nje shkrese te ministrit te Drejtesise Aldo Bumçi ne 2006, drejtuar ministrit të Mbrojtjes të asaj kohe Fatmir Mediu me mbishkrimin ‘Për zotin Shkelzen Berisha’.

Gjithashtu Tahiri kerkoi leterkembimin e studios ligjore ‘Malltezi dhe Kola’ me biznesmenin Zafar Asnar ne kohen, kur qeveria shqiptare miratonte planin per ndertimin e parkut industrial ne Porto Romano. Ne listen e kerkuar per deshmitar nga Tahiri, permenden emrat e Damir Fazlliç, Mihal Delijorgjit, Zafar Asnar, Rahman Selmanllarit, ministrave Mediu e Bumçi si edhe te paditesve.

Deputetet socialiste qe shoqeruan Tahirin ne seancen gjyqesore i kerkuan paditesve te heqin dore nga akuzat.

“Ne erdhem ketu duke patur parasysh se do te kishim mundesine te takonim edhe Argiten edhe Shkelqen Berishen, te cileve do te donim t’u thonim, nese ka nje njeri, i cili ka abuzuar me te drejten e fjales, nese ka nje kampion Shqiperia, per cenim nderi, personaliteti dhe fyerje shqiptaresh dinjitoze, ai eshte ati i tyre, Sali Berisha”, tha deputeti socialist, Eduart Shalsi.

“E sigurte eshte nje gje eshte se une nuk i terhiqem asnje centimeter deklaratave te mia, sipas te cilave, femijet e kryeministrit kane qene dhe jane te korruptuar”, tha Tahiri, pas seances.

 

Top Channel