Video/ Parku spektakolar i akullit dhe borës në Kinë hap dyert edhe këtë vit Mediat belge raportojnë se katër prej 24 fëmijëve të plagosur në Valleze të Zvicrës janë në gjendje të rëndë. Hetimet vazhdojnë për të hedhur dritë mbi aksidentin tragjik që u mori jetën 22 fëmijëve, 4 mësuesve dhe dy shoferëve.
Shkaqet e tij mbeten ende të paqartë, por deri tani është përjashtuar pista e shpejtësisë. E përditsdhmja zviceriane “Aargauer Zeitung”, të cilës i referohen edhe mediat belge, thotë se shoferi ishte duke vendosur nje DVD pak përpara përplasjes.
Kështu u kanë rrëfyer fëmijët e plagosur, prindërve apo infermirëve. DVD-ja që solli profesori Frank Van Kerckove, i cili humbi jetën në aksident duket ka qenë shkaku i përplasjes së autobusit me një nga muret e tunelit.
Gazeta belge “Het Laatste Nieues” citon zëdhënësin e policise zviceriane sipas të cilit nga kamerat e rrugës nuk duket se cfarë ishte duke bërë shoferi, duke e quajtur këtë një spekulim të pastër.
Në fillim të udhëtimit, profesori Kerckove kishte shkruar në blogun e tij se gjatë udhëtimit për në Zvicër, nxënësit panë filmin “Avatar” në autobus. Kompania e autobusve “TopTours” hedh poshtë hipotezën e DVD-së.
Drejtori i kompanisë shpjegon se është e pamundur që fëmijët ta kenë parë shoferin me dicka në dorë kur kabina e shoferëve është në nivelin e rrugës, ndërsa vendet e pasagjerëve ndodhen më lartë.
Shumë prej familjarëve të viktimave vizituan vendin e aksidentit në afërsi të qytetit Sierre. Autoritetet belge po përpiqen për të kthyer në atdhe trupat e viktimave si dhe të plagosurit. E premtja do të jetë ditë zie në Belgjike.
46 fëmijë të moshës 12 vjec, bashkë me katër mesues të dy shkollave katolike po ktheheshin në Belgjikë pas pushimeve në Alpet e Zvicrës, kur autobusi u përplas me njërin prej mureve të tunelit në afërsi të Sierre, në jug të Zvicrës.
Katër mësuesit dhe dy shoferët humbën jetën, po kështu edhe 22 fëmijë, 6 prej të cilëve holandezë. Ky ishte aksidenti më i rëndë që ndodh në Zvicër në këto dekadat e fundit.
Top Channel