Etiopia sulmon fqinjët e Eritresë

15/03/2012 15:35

Forcat etiopiane kanë kaluar kufirin me Eritrenë dhe po ndërmarrin një sulm në tre drejtime brenda territorit të vendit fqinj, bënë të ditur burime zyrtare gjatë të enjtes.

Adis Ababa lajmëroi nëpërmjet një komunikate se sulmi i saj “fokusohet mbi bazat e terrorizmit, që stërvisin terroristë për realizimin e sulmeve në Etiopi”, deklaroi një zëdhënës shtetëror, Shimeles Kemal.

Ai konfirmoi gjithashtu viktima nga të dyja palët, por nuk dha detaje të mëtejshme për bilancin e luftimeve të deritanishme. Eritrea ende nuk ka reaguar zyrtarisht.

Të dy vendet u bënë protagoniste të një lufte kufitare, midis viteve 1998-2000, e cila përfundoi vetëm falë ndërmjetësimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sulmi i paparalajmëruar i së enjtes është i pari veprim ushtarak etiopian ndaj fqinjëve që prej përfundimit të konfliktit. Tensionet ishin rritur së fundmi, pasi Adis Ababa fajësoi Eritrenë për mbështetjen e disa grupeve rebele, përgjegjës për pengmarrjen dhe vrasjen e pesë turistëve të huaj në krahinën e Afarit, në veri të Etiopisë, pranë kufirit midis dy shteteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA