Një gomone rreth 10 metra e gjatë me flamur grek është bllokuar nga
policia kufitare në Sarandë pasi transportonte 84 kilogramë lëndë
narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Lajmin e ben te ditur policia e shtetit, burime të së cilës konfirmojne se gomonia eshte kapur rreth ores 23 te mbremjes se te martes dhe po levizte nga ishulli i Korfuzit ne drejtim te kanalit te Çukes. Gominia ishte e pajisur me dy motorre me nga 25 kuaj fuqi secili.

Nga kontrolli i imtesishem qe iu be mjetit u pa se ne te gjendeshin dy çanta me lende narkotike. Strukturat e policisë po vazhdojnë kërkimet intensive për të bërë të mundur kapjen e autorëve të këtij aktivitetit kriminal.

Top Channel