Partia socialiste ka organizuar dëgjesën e tretë për ligjin e Gjykatës Administrative, ku nuk kanë munguar sygjerimet nga grupet e interesit dhe ekspertët pjesëmarrës në këtë tryezë të përbashkët.

“Ne nuk duam që ju të besoni një kusht që ju ka vënë BE. Ne duam që ky ligj t’i shërbejë tregut dhe sipërmarrjes”, tha Luan Bregasi.

Ndërkohë vetë kryesocialisti Rama ka zgjedhur të flasë vetëm pak minuta duke i dhënë sic tha prioritet ekspertëve të fushës.

“Të jemi realistë është relativisht e re të formojmë një gjykatë të re por nuk është e lehtë që duke e ndërtuar atë në letër nuk kemi ndërtuar një tjetër degë të korrupsionit në drejtësi. Do të dëshiroja shumë që ky ligj të ishte realisht produkt jo thjesht i forcave politike përmes përfaqësuesve të tyre në parlament por i gjithë palëve të interesuara që përfaqësojnë me qindra mijëra të tjerë”, tha Edi Rama.

Gjatë tryezës së drejtuar nga Fatmir Xhafa për Partinë Socialiste kanë dhënë sugjerimet e tyre edhe ish-Avokati i Popullit Ermir Dobjani, për Dhomën e Avokatëve Maks Haxhia, Esat Stavileci profesor i të Drejtës Administrative, Bernar Biba nga Gjykata e Lartë, përfaqësues nga Dhoma Amerikane dhe Britanike e Tregëtisë.

Top Channel