Së shpejti do të nisin punimet për ndërtimin e të parit parking nëntokësor në Tiranë, me një mijë vendparkime.

Kryetari i bashkisë, Lulzim Basha ka lidhur kontaktet me përfaqësuesn e kompanisë “Gener 2”, i cili do të ndërtojë në shehsin Italia, pranë stadiumit “Qemal Stafa”, parkingun nëntokësor me katër kate në një sipërfaqe prej 9 mijë metër katrorë.

Por vendimi i miratuar në Këshillin Bashkiak vetëm me votat e mazhorancës ishte kthyer mbrapsht nga prefekti i Tiranës, Keltis Kruja.

Pasi sipas nenit 33 të ligjit për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, vendimet për tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve merren me 3/5 e numrit të përgjithshem të anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

“Jemi plotësisht sipas ligjit, paraqitja e plotë e dokumentacionit i takon Këshillit Bashkiak të mandatit të kaluar, ndërsa pjesa tjetër e kontratës kryhet mes administratës së bashkisë dhe kompanisë”, deklaroi kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha.

Sipas kryetarit Basha, ndërtimi i këtij parkingu nëntokësor do të ndikojë në uljen e trafikut në kryeqytet, por nga ana tjetër do të ndihmojë edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Top Channel