Rama takon të rinjtë në Vorë

10/03/2012 00:00

Gjatë një takimi për dhënien e kartave të anëtarësimit 300 të rinjve në
Vorë të Tiranës, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh se, vendi
duhet te beje nje zgjidhje te qarte mes nje rilindje shqiptare ose mes
nje rrenimi te metejshem.

Pak dite para se te mbushen kater vjet nga tragjedia e Gerdecit, Rama i kujtoi te rinjve ne vore se duhet te japin nje kontribut te drejtperdrejt ne politike qe ngjarje te tilla te mos perseriten me.

“Shumë pak metra nga vendi, ku shpërtheu vullkani i korrupsionit dhe i krimit shtetëror në Gërdec, e kanë më të lehtë ndoshta sot të kuptojnë se duke ardhur këtu, duke bashkuar zërin e tyre me zërin e të tjerëve, por edhe që Shqipëria të ndahet nga rruga e mbrapshtë e dramave jetësore të përsëritura dita-ditës, ku korrupsioni dhe krimi i rrugës po bëjnë kërdinë, në mënyrë që Shqipëria të bëjë një zgjedhje të qartë, mes një rilindjeje shqiptare ose një rrënimi të mëtejshëm”, tha Rama.

Sipas kreut te selise roze, te merresh me politike do te thote qe te ndash Shqiperine nga korrupsioni dhe krimi.

“Të merresh me politikë sot do të thotë që të mos i lesh prindërit vetëm, por që bashkohesh në një betejë për një Rilindje Shqiptare që sot është një domosdoshmëri në radhë të parë për familjen e zakonshme shqiptare, në mënyrë që kush fiton më pak të paguajë më pak dhe kush fiton më shumë të paguajë më shumë, në mënyrë që të ketë më shumë punë, të ketë më pak të papunë, në mënyrë që shërbimet publike, arsimi dhe shëndetësia të merren jo si sipas mundësisë për të paguar, por sipas nevojës së secilit”, tha Rama.

Top Channel