Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Afganistani firmosën një marrëveshje që do të mundësojë kalimin e të burgosurve në vend nga kontrolli amerikan, në atë të autoriteteve vendase.
Dorëzimi i të burgosurve në duart e Kabulit zyrtar ishte një kërkesë kyçe e presidentit afgan, Hamid Karzai, përpara tërheqjes së trupave të NATO-s, proces që është në zhvillim dhe që do të përfundojë në vitin 2014.
Qëndra më e madhe e mbajtjes së të burgosurve ndodhet në bazën e Bagramit, ku amerikanët mbajnë 3 mijë talebanë, përfshi edhe disa të dyshuar si terroristë.
Burgu i Bagramit, i njohur zyrtarisht si Qëndra e Vuajtjes së Dënimit në Parvan, ndodhet brenda bazës më të madhe ushtarake të NATO-s në Afganistan dhe është vendosur në vitet e fundit në qendër të disa skandaleve të pavërtetuar të abuzimit me të drejtat e të burgosurve.
Aktualisht, trupat e koalicionit janë duke u përballur me një trysni të shtuar nga talebanët dhe popullsia afgane, për shkak të publikimit të një video në të cilën disa kuranë digjeshin pikërisht në bazën në fjalë.
Top Channel