QSUT, instalohen ashensorë të rinj

06/03/2012 00:00

Pas shumë vitesh mungese, më në fund në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë janë instaluar 18 ashensorë të rinj, ku 6 prej tyre janë pjesë e
investimit të planifikuar nga Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit 2011
që kap shifrën e 25 milionë lekëve.

Përurimin e parë për këtë investim, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili e bëri në Spitalin e Fëmijëve, në të cilin nuk kanë ekzistuar më parë ashensorët që nga ndërtimi i kësaj godine në vitin 1970. Ministri premtoi se pothuajse në të gjitha shërbimet e QSUT do të instalohen ashensorët me qëllim lehtësimin e lëvizjes për pacientët e personelin mjekësor.

Aktualisht, sistemi i ri i ashensorëve është instaluar në Spitalin e Pediatrisë ku janë vendosur dy të tillë, në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme, ose sic njihet gjashtëkatëshi, 2 ashensorë, në spitalin e Neurologjisë dhe në Spitalin e Kirurgjisë së Përgjithshme.

Sipas përllogaritjeve të bëra rezulton se këta ashensorë përballojnë mesatarisht një fluks prej 300 personash ne ore për ashensor ne një periudhe pune intensive prej 18 orësh.

Top Channel