Mbretëresha e re e pasarelave

02/03/2012 17:20

Pasarela e javës së modës në Paris ka qenë gjithmonë e mbushur me modelet më të famshme dhe joshëse të botës.

Në pasarelat e kryeqytetit francez kanë fituar famë modele të mëdha si Gisele Bundschen, Claudia Schiffer, Adriana Lima apo Irina Shayk, por emri i ditës sot është Kate Upton.

Pasi u përzgjodh nga “Sports Illustrated” si vajza e kopertinës që pasoi rusen Shayk, 19-vjeçarja amerikane është duke ngjitur në mënyrë jashtëzakonisht të shpejtë shkallët e karrierës.

E konsideruar nga francezët si një Brigit Bardot e re për pamjen e saj bionde, Upton deklaroi në revistë vendase: “Asnjëherë nuk i kam mohuar vetes asnjë kënaqësi në të ngrënë. Haj akullore dhe gjithçka tjetër që më pëlqen. E gjithë merita e paraqitjes sime është e trajnerit tim personal, i cili ka ditur ta mbajë trupin tim në një formë perfekte”.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA