Juventus në gjurmët e Higuain

02/03/2012 09:40

Juventus kërkon blerjen e Gonzalo Higuain për të nisur projektin e ri dhe për tu përforcuar në kuadër të sezonit të ardhshëm ku me shumë mundësi do të rikthehet të luajë në Ligën e Kampioneve.

Lajmin e bën të ditur ‘Corriere dello Sport’. Sipas gazetës italiane bardhezinjtë e shohin blerjen e sulmuesit të Real Madrid si prioritet.

Edhe pse gjithmonë ka bërë paraqitje të mira për Real Madrid gjatë katër viteve në Spanjë, Higuain nuk ka qenë kurrë titullar i padiskutueshëm. Së fundi është Karim Benzema ai që i ka zënë vendin në formacionin e Jose Mourinho. Kjo situatë bën që Higuain të dëgjojë oferta që i vijnë nga klube të tjera.

Së bashku me argjentinasin, Juventus ka në axhendë edhe emrin e Robin Van Persie. Hollandezi i Arsenalit ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm në kampionatin anglez me Arsenalin dhe po tërheq vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Në listen e përforcimeve janë edhe emrat e brazilianëve Damiao dhe Dede, Olivier Giroud i Montpellier dhe rikthimi i mundshëm i Sebastian Giovinco nga Parma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA