Berisha në takimin e PPE-së

01/03/2012 19:45

Kryeministri Berisha mori pjesë në takimin e liderëve të partive të djathta europiane, ku siç rrëfeu, mbështeti marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë mora fjalën dhe shpreha vlerësimin tim të madh për marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, si një marrëveshje e rëndësishme jo vetëm për dy vendet, por për të gjithë rajonin. Theksova se vendimi për statusin e Serbisë është një vendim i drejtë, i rëndësishëm, por është e domosdoshme të mbështetet iniciativa e Komisionit Europian, për studimin e fizibilitetit dhe perspektivën e qartë europiane të Kosovës”, deklaroi Berisha.

Në samitin e rregullt ku diskutohen temat e samitit, shefi i qeverisë, tregoi, ndër të tjera, se kishte folur edhe për situatën në Shqipëri.

“Unë njoha samitin, me zhvillimit në Shqipëri dhe natyrisht mbrojta para kolegëve dhe miqve të mi pikëpamjen time se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është dhe duhet të mbetet një proces kryekëput i bazuar mbi merita, sepse vetëm në mënyrë të tillë ai iu sherbën qytetarëve shqiptarë. Në samit një vend jashtëzakonisht të madh zuri gjendja e rëndë e të drejtave të njëriut në Bjellorusi, problemet madhore të shëndetit dhe qëndrimet ndaj udhëheqëses së opozitës ukrainase, Julia Timoshenko”, shtoi kryeministri.

Kryeminisri Berisha merr pjesë rregullisht në këto lloj takimesh, pasi Partia Demokratike ka statusin e partisë vëzhguese në PPE, deri kur Shqipëria të anëtarësohet në BE.

Top Channel