Oscar, veshjet më të bukura

27/02/2012 10:35

Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar vëmendja nuk është më shumë tek protagonistët e filmave se sa tek veshjet e tyre gjatë paradës në tapetin e kuq.

Edhe kësaj radhe aktoret u paraqitën me veshje nga firmat dhe stilistët më të mirë dhe ajo që ra më shumë në sy ishte Angelina Jolie (edhe pse nuk ishte e nominuar për asnjë çmim). Një fustan i zi i thjeshtë për partneren e Brad Pitt, por ajo që bie në sy është e çara.

Emma Stone, një nga protagonistet e ‘The Help’ mahniti me fustanin e saj të kuq.

Jo keq edhe Ronney Mara, protagonistja e filmit ‘The Girl With the Dragon Tattoo’, me fustanin e saj të Givenchy.

Jessica Chastain, protagoniste e ‘The Help’, kishte zgjedhur një fustan të Alexander Mcqueen.

E mrekullueshme edhe Milla Jovovich me fustanin e Elie Saab.

Ja fotot:

FOTO GALERI
4/6
Rooney Mara

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA