“Diktatori” në çmimet Oscar

27/02/2012 11:40

Sacha Baron Cohen ka arritur t’i bëjë sërish publicitet filmit të tij të ardhshëm ‘The Dictator’ në mbrëmjen e çmimeve Oscar. Pas refuzimit fillestar të organizatorëve për ta pranuar paraqitjen e tij, më në fund aktori britanik u lejua të bëntë shfaqjen.

Cohen ishte veshur si personazhi i filmit më të fundit të tij, Gjenerali Aladin, dhe mbante në duar një qyp që sipas tij përmbante hirin e Kim Jong Il, diktatorit korean që ndërroi jetë disa muaj më parë.

Aktori ia hodhi hirin gazetarit që i mori intervistë duke i thënë: “Tani kur të të pyesin se çfarë ke veshur thuaj “kam veshur Kim Jong Il” dhe jo Burberry apo Versace.

“Ka qenë gjithmonë ëndrra e shokut tim të ngushtë Kim Jong Il të vinte në mbrëmjen e çmimeve Oscar prandaj e mora me vete”, shtoi komiku.

Britaniku ishte i shoqëruar edhe nga dy ushtarake shumë seksi gjatë paraqitjes së tij.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA