Kur aktorët ndërrojnë gjini

23/02/2012 11:30

Burra që veshin këpucë me taka e vënë paruke dhe gra që veshin kostume burrash.

Duket se në Hollivud për të pasur sukses dhe t’i afrohesh fitimit të çmimit Oscar shpesh duhet një transformim i plotë… ose thënë më mirë një ndryshim gjinie.

E fundit në kohë është aktorja Glenn Close, e cila interpreton rolin e maxhordomit Albert Nobbs. Nuk mungojnë mustaqet dhe basetat.

Johnny Depp në filmin ‘Before the Night Falls’ interpreton transeksualin Bon Bon. Filmi me regji të Julian Schnabel është shfaqur në vitin 2000.

John Travolta në filmin ‘Hairspray’. Aktori luan rolin e Ednës, një nënë mbipeshë dhe për këtë rol iu desh të vinte edhe bark.

Jude Law në filmin ‘Rage’. Në rolin e top modeles Minx, aktori britanik mrekullon me sensualitetin e tij në filmin e regjisorit Sally Potter.

Robin Williams
në filmin ‘Mrs. Doubtfire’. Komedi e jashtëzakonshme që sheh aktorin në rolin e një babai të divorcuar që për të pasur mundësinë të qëndrojë me fëmijët e tij maskohet si një dado.

Cate Blanchet në filmin ‘I’m not there’. E vetmja femër mes 6 aktorëve që kanë interpretuar Bob Dilanin në filmin dramatik që përshkruan jetën e tij muzikore.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA