Inaugurohet teatri “Skampa”

23/02/2012 23:33

Pas gjashtë muaj pa teatër, qyteti i Elbasanti do të ketë sërisht tembullin e artit, i cili u shkrumbua ditën e 4 gushtit të vitit 2011 nga një zjarr aksidental.

Në këtë inagurim kanë marrë pjesë  përsonalitete të shquara të artit, intelektualë tëe qytetit e me gjërë,  Ministri i Kulturës Aldo Bumçi, kreu i shoqërisë së sigurimeve “Sigal”, Avni Ponari dhe qytetarë e artdashës.

Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini u shpreh gjatë fjalës së tij se teatrin e kemi sërisht pavarësisht gojëve të liga që nuk besonin në rikonstruksionin e tij. Madje Sejdini ndëroi më certifikatë mirënjohje, kreun e shoqërisë së sigurimeve ‚‘Sigal“ Avni Ponarin, për kontributin që i ka  dhënë në rikonstruksionin e Skampës.

Drejtori  i shoqërisë,  ”Sigal“ ku Teatri ishe siguruar prej disa vitesh, Avni Ponari thotë që ndihet krenar  që i ka dhëne jetë  “La Skalës“ shqiptare duke i dhenë atë krenari të humbur nga flakët e zjarrit aksidental.

Me rastin e rivitalizimit të skenës së Teatrit “ Skampa”, bashkia e Elbasanit kishte përgatitur një dokumentar që përfshinte lindjen e teatrit.

Top Channel