Kardashian, plazhi “ilaçi” më i mirë

22/02/2012 17:05

Viti 2011 ishte jashtëzakonisht i keq për shougirl Kim Kardashian, e cila e pa veten të vendosur përballë kritikave të fuqishme për përfundimin e martesës së saj të shkurtër dhe për tejkalimin e konceptit të realitetit në televizor.

Andrallat për 31-vjeçaren nuk kanë përfunduar ende, pasi ish-bashkëshorti i saj, Kris Humpries, refuzoi një marrëveshje për të zyrtarizuar divorcin dhe do të përballet në gjyq për një shumë sa më të lartë dëmshpërblimi.

Sipas disa revistave amerikane, ai është duke ngritur një padi edhe ndaj nënës së Kardashian, Kris Jenner, për akuza ende të paqarta.

Megjithatë, modelja dhe ylli i televizionit ka vendosur të përballet në një mënyrë krejt origjinale me këto telashe… që nga plazhet e Majemit.

Shtypi amerikan botoi ditën e mërkurë disa pamje të Kardashian në plazhet pranë Floridës, në të cilën dukej se po shijonte një periudhë të shkëlqyer nën rrezet e diellit, së bashku me shoqërinë e disa miqve të vjetër.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA