Cohen, një “gjeneral komik” për “Oscar”?

22/02/2012 17:35

Rolet ekstreme të Sasha Baron Cohen, si Ali G apo Borat (si regjizor), janë të njohura për të gjithë.

Megjithatë, aktori britanik ka vendosur të ngrejë nivelin e tij të “aktrimit” në një nivel të ri, duke marrë pjesë në mbrëmjen e “Oscar” i veshur si gjenerali Aladin, të cilin e interpreton në komedinë e ardhshme “Diktatori”.

Megjithatë, ndërsa veshja jokonvencionale e aktorit nuk është konfirmuar ende, burime brenda akademisë që shpërndan çmimet më prestigjioze të kinematografisë nuk i kanë mirëpritur zërat që qarkullojnë.

Një zëdhënës i akademisë u shpreh: “Shpresojmë që çdo studio e manaxher të kuptojë se kjo është një ide e keqe. Qëllimi i tapetit të kuq nuk është që të krijojë polemika”.

Sipas burimeve pranë “Ali G.”, ai do të mbërrijë në mbrëmje i veshur si gjenerali komik, për të pozuar për fotografët, përpara se të ndërrohet dhe të veshë një kostum për pjesën e mbetur të mbrëmjes.

Top Channel