Washington, mbret i box office

21/02/2012 10:50

Filmi aksion “Safe House” është në krye të klasifikimit të box office në Shtetet e Bashkuara. Filmi me Denzel Washington dhe Ryan Raynolds ka arkëtuar 24 milionë dollarë.

Pas tij vjen filmi romantik “The Vow”, me aktorët Rachel McAdams dhe Chaning Tatum, që ka arkëtuar 23.6 milionë dollarë.

Debutim të mirë ka bërë edhe “Ghost Rider-Revenge”, me Nicolas Cage, që vjen në format 3D, i bazuar në personazhin e novelave grafike, me një arkëtim prej 22 milionë dollarë.

Top Channel