Gjithmonë gjatë turneve të mëdha të tenisit të femrave gazetat mbushin faqet me foto të sportisteve të cilat zgjedhin veshje shumë provokuese. Por, imagjinoni pak se çfarë do të bëhej nëse një teniste do të luante në Roland Garros me “uniformën” që ka zgjedhur modelja Bar Rafaeli.

Ish-partnerja e Leonardo Di Caprios mori raketën dhe zbriti në fushën e tenisit vetëm me të brendshme për një set fotosh bardhë e zi. Ajo pozoi për reklamën e firmës ‘Under Me’.

“Ideja është që të brendshmet duhet të jenë një plotësues për trupin dhe jo të tërheqin vëmendjen dhe të lihet mënjanë spektakli, në këtë rast tenisi”, thekson Bar Rafaeli.

Për momentin Bar Rafaeli po kalon shumë kohë në vendlindjen e saj Tel Aviv (Izrael).

FOTO GALERI
1/3

Top Channel