“Flutura” e Belen

21/02/2012 00:00

Belen Rodriguez u përpoq (dhe ia arriti qëllimit), të nxirrte në pah një tatuazh gjatë prezantimit të festivalit të Sanremos.

Bukuroshja argjentinase u paraqit para publikut me një veshje të ekzagjeruar, “posacërisht” për të treguar tatunë e saj, një flutur të bërë pranë pjesëve intime. Belen ndoshta kërkoi të ishte në qendër të vëmendjes të mediave edhe për ditët pas Sanremos…dhe është.

Michelle Hunziker ka qenë ndër të parat që ka kritikuar kolegen e saj: “ Ajo është një vajzë me shumë talent, është e bukur dhe nuk ka nevojë për gjëra të tilla. Është e bukur, simpatike, di të kërcejë, të këndojë dhe mendoj se gjëra të tilla nuk i shërbejnë aspak asaj”, tha Hunziker për mediat italiane, duke shtuar se pavarësisht kësaj, gjithësecili bën zgjedhjet e veta dhe në rastin e Belen, ajo ishte zgjedhja e saj dhe përgjegjësia e saj.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA