Emma me “Non e’ l’inferno” ka fituar Sanremon, festivalin e 62-të të këngës në Itali.

Këngëtarja ja ka dedikuar fitoren kushëririt të saj Leandro, i cili ka humbur jetën në një aksident rrugor në vitin 2011.

“Dua t’ia dedikoj këtë fitore të gjithë teknikëve që kanë punuar për ne gjatë gjithë ditës, muzikantëve dhe Leandros”, u shpreh Emma menjëherë pas marrjes së çmimit.

Ky edicion i Sanremos u dominua nga gjinia femërore pasi vendi i dytë u fitua nga Arisa me këngën “La notte”, ndërsa në vend të tretë u rendit Noemi me “Sono solo parole”.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA