Rriten interesat e bonove

17/02/2012 00:00

Pas disa muajsh në rënie, interesat e bonove të thesarit u rritën në
mënyrë të papritur javën e kaluar. Qeveria rriti kerkesen per para borxh
ne ankandin e fundit duke bere qe interesat e bonove me afat njëvjecar
te rriten nga 7 në 7.21 për qind.

Ndërkohë që rritje pati edhe per bonot me afate te tjera maturimi. Sipas Bankes se Shqiperisë kërkesa e lartë e qeverise në ankandin e fundit nuk tregon për tendencë, por është një ngjarje që lidhet me rrethanat.

Top Channel ka mësuar se keto para qeverise i duhen per te paguara nje nga kestet per blerjen e helikoptereve francezë te porositur kohe me pare. Në dhjetor të vitit 2009, qeveria shqiptare nënshkroi me një shoqëri franceze një kontratë për blerjen e 5 helikopterëve për Forcat e Armatosura. Sipas kontratës qeveria shqiptare detyrohet t’i paguajë kompanisë ‘Eurokopter’ 78.6 milionë euro brenda 3 viteve, sipas një programi këstesh të paracaktuara.

Kestin me te madh prej gati 20 milionë euro, qeveria shqiptare eshte e detyruara ta paguaj kete vit,  jo me vone se data 28 shkurt. Por ky është një nga momentet më të vështira për buxhetin. Veç rënies së të ardhurave arka e zbrasur e thesarit po përballet tani edhe me shpenzimet shtesë për blerjen e energjisë apo ato për përballimin e  situtes se emergjences te shkaktuar debora.

Për shkak të kësaj situate ministria e financave u detyrua të ndryshojë planin e humarrjes, duke marrë në shkurt më shumë borxh nga sa kishte parashikuar fillimisht, dhe kjo me kosto  sikuurse ndohdi ne ankadin e fundit te bonoive te thesarit. Ne garen per shitjen e helikoptereve mori pjese edhe nje kompani amerikane, por qeveria shqiptare zgjodhi ate ate franceze.  Ishte koha kur Shqiperia priste me ankth vendimin per liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Europian.

Top Channel