Aktivisti: Whitney ishte lesbike

15/02/2012 16:50

Whitney Houston ishte lesbike dhe ajo u zhyt në dëshpërim, drogë dhe alkool pasi jetonte një jetë të gënjeshtër.

Ky është pretendimi i aktivistit gay Peter Tatchell, i cili në një deklaratë për “Daily Star”, thotë se provat për preferencat seksuale të Houston janë të qarta.

Prej 30 vitesh, ka patur zëra mbi një marrëdhënie sekrete të këngëtares së ndjerë me ish-ndihmësen e saj, ndonëse diçka e tillë nuk është konfirmuar kurrë.

”Është e rëndësishme të tregojmë të vërtetën rreth çdo aspekti të jetës së saj”, deklaroi Tetchell. “Ajo ishte më e lumtur në vitet 1980, kur ishte përkrah një partnereje femër. Të dyja ishin të dashuruara dhe të lumtura. Mbase, mospranimi i të qënit gay ka kontribuar në spiralen e rënies dhe abuzimit me substancat prej saj”.

Sipas aktivistit, martesa e Houston me Bobby Brown ishte vetëm një farsë. “Ishte një katastrofë. Menjëherë pas kësaj martese jeta e saj mori tatëpjetën”.

Në ditët pas vdekjes së këngëtares, në shtypin amerikan është folur shumë për sekretet e jetës së Whitney. Midis rrëfimeve më interesante ishte ai i motrës së saj Tina, që pranonte se e kishte parë 48-vjeçaren disa herë me femra gjatë jetës së saj.

Top Channel