PS s’tërhiqet, shpifja dhe fyerja do mbeten krim

14/02/2012 00:00

Mazhoranca dhe opozita në Komisionin e Ligjeve kanë vijuar ecjen përpara me konsensus të miratimit të ligjeve me tre të pestat.

Paralelisht me ndryshimet në Kodin Civil, po diskutohen edhe ndryshimet ne Kodin Penal, ku vemendjen kryesore e ka marre njeri nga projektligjet e qeverise per te hequr nga Kodi Penal, nenin e Fyerjes dhe Shpifjes. Kjo nisme nga mazhoranca shihet si nje veprim konkret per mbrojtjen e gazetareve nga proceset penale dhe trajtimin e ketyre dy akuzave si procese civile.

Por megjithese opozita e miratoi ne parim ndryshimin e ketij neni, bashke me nene te tjera, ajo kembenguli, nepermjet relatores socialiste te ketij ndryshimi, qe shpifja dhe fyerja te mbeten ne Kodin Penal duke mos u denuar me burg sic eshte aktualisht, por  vetem me gjobe. Dhe mesa duket ky propozim i socialisteve do te mbetet ne fuqi, ne menyre qe ndryshimet ne Kodin Penal te kalojne me konsensus.

Dhuna në familje, Propozimi: Rrahja të denohet deri ne 5 vjet burg

Mes ndryshimeve te tjera qe do te diskutohen me vone, ne Komisionin e Ligjeve eshte dorezuar edhe nje amendament tjeter qe ka te beje me dhunen ne familje.

Deputeti demokrat Viktor Gumi propozoi se rrahja, si dhe çdo veper tjeter e dhunes e kryer nga personi qe ka ose ka patur marredhenie bashkejetese te denohet me burg deri ne 5 vjet. Amendamenti i deputetit Gumi, i cili forcon ndeshkimin e dhunes ne familjes, fut edhe nje koncept te ri ne Kodin Penal, kur i jep te drejte gjykates te vendose qe personi i cili ka kryer dhune brenda familjes, sipas nje kategorie te caktuar, si p.sh kur eshte denuar mbi 5 vjet ka kryer vepren penale me egersi apo mizori ose kur vepra penale eshte kryer kunder femijeve ose grave shtatzena, te mos perfitoje nga amnistia apo lirimi me kusht, pa kryer me pare 2/3 e denimit.

Top Channel