Protestat në Tiranë, ministri Gogu ndan videon: Institucionet mund të kritikohen dhe t’u kërkohet llogari, por goditja e tyre nuk i zgjidh problemet

23/10/2026 17:56

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka përcjellë një mesazh kundër dhunës dhe në mbështetje të dialogut, në një kohë kur situata politike në vend shoqërohet me protesta dhe përplasje mes qytetarëve dhe institucioneve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gogu thekson se institucionet mund të kritikohen dhe të mbahen përgjegjëse, por jo të sulmohen fizikisht.

“Institucionet nuk goditen, por sfidohen me argumente dhe dialog!”, shkruan ministri në reagimin e tij, duke nënvizuar rëndësinë e komunikimit si mënyrë për të trajtuar pakënaqësitë dhe për të gjetur zgjidhje.

Sipas Gogut, dhuna nuk është rruga për të sjellë ndryshim, ndërsa qytetarët kanë të drejtën të kundërshtojnë vendimet, të kritikojnë institucionet dhe të kërkojnë llogari nga përfaqësuesit e tyre.

Ai gjithashtu ndan edhe një video të kryetarit të programit në Kongresin e Avokatisë dhe Ligjit në Botë, Leopoldo Lelo de Larrea, i cili shprehet se ka ndjekur nga afër protestat në Tiranë dhe shton se dialogu është rruga e duhur për të mos vazhduar më shumë me dhunën.

Top Channel