Moti i keq, PD: Rama po e përdor për politikë

14/02/2012 00:00

Partia Demokratike ka akuzuar kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama se po përdor për politikë fatkeqësinë natyrore që ka izoluar qindra-mijëra banorë në veri dhe jug-lindje të vendit.

“Edi Rama duket se qan me lot gëzimi problemet e krijuara nga fatkeqësia natyrore dhe dëbora masive në mbarë vendin. Si në të gjitha rastet e fatkeqësive apo përmbytjeve, njeriu që dikur bënte grevë urie për të bllokuar liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët, këto ditë duket se fërkon duart e qan me lot krokodili duke shpresuar se do të mund të nxjerrë përfitime politike nga një fatkeqësi natyrore që ka pllakosur jo vetëm Shqipërinë, por të gjithë Europën në të cilën kanë humbur jetën mbi 620 persona. PD i thotë Edir Ramës se këto qendrime dhe sulme në kohë fatkeqësish natyrore dëshmojnë vetëm primitivizmin e moralit njerëzor si dhe përgatitjen për disfatën përfundimtare që meriton”, deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike.

Top Channel