Dyshimi, Whitney Houston u vra nga mjeku

14/02/2012 16:35

Trupi i pajetë i Whitney Houston mbërriti në shtëpinë e saj të lindjes në Nju Xhersi mëngjesin e së martës, ndërsa mediat amerikane përflasin mundësinë që mjeku i saj personal të përballet me një proces të ngjashëm me atë të mjekut të Micheal Jackson.

Të dhënat paraprake sugjerojnë se këngëtares 48-vjeçare i mori jetën një përzjerje ilaçesh dhe jo një mbytje në vaskë apo mbidozë nga droga, siç u spekulua paraprakisht.

Një kombinim i tillë mund të jetë shkaktuar nga neglizhenca e mjekut personal të “mbretëreshës” së popit në vitet 1980-90. Për momentin, është e sigurt që mjeku i saj do të merret në pyetje nga autoritetet, por është e mundur që kundër tij të hapet një proces për vrasje nga pakujdesia.

Në nëntor 2011, mjeku i Micheal Jackson, Conrad Murray, u gjet fajtor për të njëjtën akuzë dhe u dënua me katër vjet heqje lirie nga një gjykatë në Kaliforni.

Ndërkohë, gazetat amerikane publikojnë detajet e para të funeralit të 48-vjeçares, e cila do të prehet pranë babait të saj, i ndarë nga jeta në vitin 2003.

Top Channel