Demokristianët drejt bashkimit në një parti

14/02/2012 00:00

Lëvizja Demokristiane dhe Partia Demokristiane kanë zhvilluar një tjetër takim për mundësinë e bashkimit të këtyre dy forcave.

Mësohet se kryetari i LDK-së, Nikollë Lesi ka patur një takim me atë të PDK-së, Nard Ndoka në kuadër të bisedimeve për bashkim të këtyre dy partive.

Lajmi pohohet edhe nga kreu i LDK-së, Nikollë Lesi, sipas të cilit një bashkim i tillë është mjaft i rëndësishëm për demokristianët shqiptarë. Për Lesin bashkimi është jetik pasi në zgjedhjet e fundit të dyja këto forca politike së bashku morën 80 mijë vota.

Lesi u largua nga kryesimi i PDK-së dhe në vitin 2007 themeloi partinë tjetër të demokristianëve, të quajtur Lëvizja Demokristiane e Shqiptarëve.

Top Channel