Arrestohet djali i pronarit të ‘Playboy’-t

14/02/2012 16:50

Një nga djemtë e magnatit Hugh Hefner, themeluesit të revistës Playboy, është arrestuar në Los Angeles për shkak se ka dhunuar të dashurën e tij dhe njëkohësisht një nga “lepurushet” e revistës së babait, modelen Claire Sinclair.

Sipas ‘TMZ’, Marston Hefner ka goditur të dashurën në fytyrë dhe në stomak. Përveç kësaj e ka mbajtur të mbyllur për disa ditë në banesën ku jetojnë të dy, në Pasadena (SHBA).

Ka qenë Sinclair ajo që ka telefonuar familjarët për t’i thënë se çfarë kishte ndodhur e më pas këta të fundit kanë lajmëruar policinë. Policia ka vënë menjëherë në pranga djalin e madh të Hugh Hefner.

21-vjeçari u lirua disa orë më pas pasi pagoi 20 mijë dollarë dhe tashmë duhet të përballet me gjyqin. Hefner dhe Sinclair kanë pranuar se kanë debatuar ashpër para se të ndodhte agresioni.

Top Channel