Slash nderohet me yll në Hollivud

11/02/2012 12:40

Slash është nderuar me një yll në Bulevardin e famshëm të Hollivudit ditën e martë dhe gjatë ceremonisë nuk mund të mungonin kapelja, syzet dhe kaçurrelat e ish-kitaristit të Guns ‘N’ Roses.

Muzikanti pozoi së bashku me familjen e tij, por sigurisht që nuk mund të konsiderohet një pozë familjare sepse prindërit i kanë drejtuar aparatit gishtin e mesit.

Aktualisht Slash performon dhe lançon muzikën e tij, por do të mbetet në kujtesën e fansave për solon e kitarës në këngët e Guns-ave, grup me të cilin ka shitur më shumë se 100 milionë albume.

“Kam qenë pjesë e industrisë së Hollivudit prej vitesh dhe fakti që po vlerësohem më bën të ndihem krenar”, u shpreh Slash.

Top Channel