Nicole Kidman i rikthehet teatrit

11/02/2012 13:40

Nicole Kidman do të rikthehet në teatër. Aktorja e famshme hollivudiane do të marrë pjesë në një vepër që do të luhet në teatrin e Broadway.

Vepra teatrale quhet “Pas vallëzimit” dhe tregon historinë e një burri që lë gruan e tij për një tjetër më të re.

Sipas ‘Daily Newspapaer’, vënia në skenë parashikohet për vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Sipas gazetës, regjisori kishte kohë që kërkonte të kishte në projektin e tij aktoren Nicole Kidman, por angazhimet e shumta të saj nuk e kishin bërë të mundur më parë bashkëpunimin.

Top Channel