Filmi i mallkuar i Sandra Bullock

11/02/2012 10:40

Duket se filmin e fundit të Sandra Bullock e kanë mallkuar. Ditën e mërkurë një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën vetëm pak metra larg sheshxhirimit të ‘The Heat’ në Boston (SHBA).

Ky incident pason atë të djeshmin kur një autobuz publik përplasi një nga furgonat e produksionit të filmit.

Një publicist i filmit tha për ‘Boston Globe’: “Ndaluam kur dëgjuam sirenat e policisë, por këtë punë ka policia dhe nuk e dinim që në fakt kishte ndodhur një vrasje me thikë.”

“Nuk do të marrim masa shtesë sigurie sepse ndihemi të sigurtë. Puna vazhdoi normalisht”, shtoi publicisti.

Sandra Bullock, fituese e çmimit Oscar, në filmin komedi ‘The Heat’ interpreton një agjente FBI-je shumë të përgatitur.

Top Channel