Beyonce dhe Jay-Z publikojnë fotot e vajzës

11/02/2012 00:00

Beyonce dhe Jay-Z kanë surprizuar fansat, duke ndarë me publikun fotot e para të vajzës së tyre, Blue Ivy Carter.

Prindërit krenarë kanë postuar disa foto shumë të bukura të vajzës së tyre të shtrenjtë, e cila lindi vetëm një muaj më parë. Vajza e vogël është një ëngjëll i vërtetë dhe ajo që bie shumë në sy janë flokët e dendur, të errët.

“Ne jemi shumë të lumtur që ndajmë me ju gëzimin tonë. Faleminderit që respektuan privacinë tonë gjatë kësaj periudhe”, shkruajnë në blog, Beyonce dhe Jay-Z.

Që të mos e zgjasim shumë, shihni edhe ju fotot e vajzës së vogël, e cila duket shumë e qetë në krahë të prindërve të saj.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA